Zgjatet Dënimi për Atletin që Vrau ish të Dashurën e tij

Një gjykatë në Afrikën Jugore ka zgjatur masën e ndëshkimit për trembëdhjetë vjet dhe pesë muaj për atletin e lojërave paraolimpike, Oscar Pistorius, që vrau të dashurën e tij.

Gjyqtarët kanë vendosur se gjashtë vjet dënim për vrasjen e Reeva Steenkamp është dënim “tmerrësisht i lehtë”.

Zëdhënësja, Tania Koen, i ka thënë Associated Press, se prindërit e Steenkamp ishin të emocionuar derisa e shikonin vendimin nga gjykata, nga shtëpia e tyre.

“Ata ndjejnë se tash ka drejtësi për Reevan dhe se ajo tani mund të prehet në paqe”, ka thënë Koen.

Oscar Pistorius vrau të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013.

Sipas tij ai e kishte ngatërruar atë me një grabitës.