Zgjatet Afati i Konkursit për Rektor

Konkursi për rektor të UP-së është zgjatur për një ditë  deri më 29 mars në orën 15:30.

Sekretari i përgjithshëm, Esat Kelmendi ka njoftuar në faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës për zgjatjen e konkursit për shkak se 28 marsi është ditë feste.

“Vazhdimi i kohëzgjatjes së konkursit për një ditë më shumë bëhet për shkak se dita e hënë, me datë 28.3.2016 do të jetë ditë pushimi për nder të festës së pashkëve katolike,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kandidimi bëhet përmes dorëzimit të dokumenteve të kërkuara në formë fizike dhe elektronike.

Ky konkurs është i përsëritur si pasojë e pamundësisë së zgjedhjes së rektorit në konkursin e parë të shpallur më 4 mars.

http://kallxo.com/deshton-zgjedhja-e-rektorit-te-up-se/