Petar Petkoviq në Kosovë, merr pjesë në liturgjinë në manastirin e Deçanit

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq gjatë ditës së djeshme ka qenë në Kosovë.

Ai ka marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës me rastin e Pashkëve. Kjo liturgji është mbajtur në manastirin e Deçanit.

Kështu ka njoftuar Lista Serbe me anë të një komunikate për media.

Në këtë njoftim thuhet se Petkoviq së bashku me udhëheqësit e Listës Serbe kanë marrë pjesë në liturgjinë e mesnatës për rastin e Pashkëve.