Milaim Zeka - Arkiv
Zeka: Deputetë të LDK-së Duan ta Votojnë Qeverinë Haradinaj
09.9.2017 - 17:46
Deputeti i Nismës Milaim Zeka deklaroi se ka deputetë të LDK-së që dëshirojnë ta votojnë Qeverinë Haradinaj.
Milaim Zeka, deputeti i Nismës, gjatë pauzës së seancës kuvendare tha se koalicioni qeverisës është duke biseduar me detetë të opozitës për t’i bindur që ta votojnë qeverinë Haradinaj. Ai tregoi se e kishte fjalën për deputetë të LDK-së.
“Jemi duke biseduar me disa deputetë opozitarë të cilët kanë shprehur dëshirën që të votojnë Qeverinë Haradinaj. Janë deputetë të LDK-së”, tha Zeka.