Xhudistet i sjellin edhe dy medalje të arta Kosovës

Xhudistja Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.

Nora Gjakova  ka mposhtur në finale italianen, Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë.

Të artën në këtë garë e arriti edhe Distria Krasniqi e cila mposhti në finale italianen, Odette Giuffrida, në kategorinë -52 kilogramë.

Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” kanë filluar nga 22 qershor dhe do të vazhdojnë deri më 1 korrik 2018./21Media