Xhelal Sveçla - Foto: Facebook

Xhelal Sveçla për Një Votë Nuk u Bë Deputet

Ndërsa, kolegu i tij, Arbër Rexhaj, i cili kishte vetëm një votë më shumë se Sveçla është në mesin e 32 deputetëve sa do t’i ketë Vetëvendosje në legjislaturën e re.

Arbër Rexhaj është i fundit që ka siguruar ulëse në Kuvend me 6 mijë e 748 vota. Vetëm një votë më pak se ai e kishte ish-drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla, pra 6 mijë e 747 vota.

Ndërsa pas Arbër Rexhajt janë edhe 4 deputete që kanë hyrë përmes kuotës gjinore në Kuvendin e Kosovës: Shqipe Pantina, Drita Millaku, Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli.

Megjithatë, pasi që së paku njëri prej kandidatëve që ka fituar votat për deputet, Shpend Ahmeti, ka thënë se do të vazhdojë të mbetet në pozitën që e ka aktualisht – kryetar i Komunës së Prishtinës, atëherë kandidati i parë që do të vinte në vend të tij është Xhelal Sveçla.