Vrasja e dy vëllezërve në Kosuriq të Pejës, dështon seanca

Seanca ndaj Binak Panxha i akuzuar për vrasje të vëllezërve Ramiz dhe Arsim Berisha, ka dështuar të mbahet sot në Gjykatën e Pejës.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sami Sharraxhiu konstatoi së nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit të sotëm, për shkak të mungesës së anëtares të trupit gjykues, gjykatëses Violeta Husaj- Rugova.

“Nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit të sotëm,  për arsyeje së anëtarja e trupit gjykues, Violeta Husaj Rugova ka shkuar në trajtim mjekësor në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi gjykatësi Sharraxhiu.

Seanca e radhës është shtyre për date 17.09.2019.

Prokuroria e Pejës e akuzon Binak Panxhën se shkaku i prerjes së pyllit, me dashje i ka privuar nga jeta dy vëllezërit Ramiz dhe Arsim Berishën.

Në aktakuzë thuhet se dy viktimat së bashku me shokun e tyre Jetlir Gashin ishin nisur me kuaj në pyll për të prerë dru. Pasi i parkojnë qerret buzë rrugës dhe futen në pyll (pronë e të pandehurit) për të prerë dru, pas disa çastesh viktima Arsim dëgjohet duke thirrur: “Kush hamami jeni ju”? dhe në atë moment i pandehuri Binak nga arma automatike shkrep 3 herë e më pas shkrep rafal 11 herë, duke i privuar kështu nga jeta tani të ndjerët.

Pas aktit, në aktakuzë thuhet se i akuzuari i largon trupat e të ndjerëve duke i tërhequr përafërsisht 61 metra nga vendi i ngjarjes, me ç’rast i vendos në pjesën e tokës pa pronar.

Arsim e Ramiz Berisha u vranë në Kosuriq të Pejës më 22 korrik të vitit 2017.

KALLXO.com vazhdimisht ka përcjell këtë proces gjyqësor.

https://kallxo.com/ndihet-i-pafajshem-i-akuzuari-per-vrasjen-e-dy-vellezerve-berisha/?fbclid=IwAR3-5sEsDbTHZ7pG2J5AHO4oug6O-sOvb_-hUysVBHYjpgIA9RJGPt_SWoI

.