Vrasja e vëllezërve Berisha në Kryshec të Pejës, e dëmtuara largohet nga salla

Në seancën kundër Binak Panxha, i akuzuar për vrasje të vëllezërve Ramiz dhe Arsim Berisha, është larguar nga salla e gjykimit e dëmtuara Shake Berisha.

Arsyeja e largimit nga salla e Gjykatës, ishin fjalët që kjo e fundit ia drejtoi mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Osman Cucovic.

“Këqyrem mirë, je mësu në emër të gjakut të djemve të mi me hëngër bukë, edhe atëherë ki marr 50 mijë euro”, tha Berisha.

Përkundër që i është tërhequr vërejta nga kryetari i trupit gjykues, e njëjta ka vazhduar të pengoj procesin gjyqësor, andaj është larguar përkohësisht.

Në seancën e sotme gjyqësore është dashur të dëgjohet në cilësinë e dëshmitarit Valon Panxha, për të cilin gjykata ka lëshuar urdhër-arrest, por nuk ka qenë e mundur sigurimi i prezencës se tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Osman Cucovic dhe prokurori shteti Agron Galani u pajtuan që shqyrtimi gjyqësor të vazhdohet pa dëgjimin e dëshmitarit Panxha, por që e dëmtuara kërkoi që gjykimi të ndërprehet deri në sigurimin e dëshmitarit.

Trupi gjykues, obligoi mbrojtësin e të akuzuarit, avokatin Osman Cucovic që në afat 7 ditor përmes familjes se të akuzuarit të sigurojë adresën e saktë në Gjermani të dëshmitarit, në të kundërtën do t`i drejtohen Zyrës për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Seanca e radhës është shtyer në kohë të pacaktuar.

Vriten Dy Vëllezër në Kryshec të Pejës

.