Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Vranët në Vikend

Sot dhe nesër sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti do të jetë kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale do të kenë vlerat 4 e 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të shkojnë në 6 deri tetë gradë.

Shtypja atmosferike pritet të jetë në vlerat e normales, ndërsa do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Nga java e ardhshme pritet të ulen temperaturat.