FOTO Vetura me udhetare ne merimange

Vozitje e rrezikshme në Autostradën e Mitrovicës, udhtarët qëndrojnë mbi merimangë

Një transport i udhëtarëve që nuk është fare i zakonshëm është regjistruar gjatë ditës së djeshme në aksin rrugorë Prishtinë – Mitrovicë.

Siç shihet në një video të dërguar nga një qytetar në adresë të KALLXO.com një veturë e ngarkuar në kamionin për bartjen e automjeteve brenda ka udhëtarë.

Ky veprim nuk është i zakonshëm, pasi që merimanga është mjet për transportimin e  veturave, por jo edhe të udhëtarëve.

Në video shihet se brenda veturës së ngarkuar në merimangë ka edhe udhëtarë.