Vjosa Osmani | Foto: KALLXO.com

Vjosa Osmani Përshëndet Kthimin e VV-së në Kuvend

Kthimin e deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvend, Vjosa Osmani e lidhi me demokracinë.

“Një Kuvend që nuk ka opozitë, në të nuk ka demokraci. Më vjen shumë mirë që kolegët nga VV-ja i janë kthyer kuvendit,” tha Osmani.

Deputetja tha se Kuvendi me opozitë i duhet Kosovës

“Gazi nuk i ka ndihmuar askujt. Pamja që i duhet Kosovës në prag të liberalizimit është pamje e një kuvendi demokratik,” tha Osmani.

Glauk Konjufca më 7 qershor si arsye të kthimit në Kuvend kur foli për KALLXO.com mori mundësinë e ardhjes në Kuvend për ratifikim të marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin.

http://kallxo.com/konjufca-marreveshjet-ne-kuvend-sjellin-radikalizim/