Vjen Kampionia

Për t’i dëshiruar mirëseardhje dhe për ta uruar për suksesin e saj dhe të Kosovës, Majlindën kanë dalë për ta pritur edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, të prirë nga kryeministri Isa Mustafa e ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Kujtim Shala.

Po ashtu, për ta pritur Majlindën dhe ekipin e saj kanë dalë edhe familjarë dhe shumë të rinj, sportistë e adhurues të saj.

Majlinda Kelmendi është fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”.

Me suksesin e saj, Majlinda ka bërë historinë, pasi që ajo është sportisti i parë i Kosovës së pavarur që ka fituar medalje olimpike.

Majlinda Kelmendi  003

Majlinda kishte mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida në kategorinë deri në 52 kilogramë.

http://kallxo.com/ar-linda/

Në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros Kosova është përfaqësuar nga tetë sportistë.

KALLXO.com kishte bërë portretin e tetë sportistëve kosovarë.

Portrete: Olimpistët Kosovarë në ‘RIO 2016’