Ilustrim

Viti - Arrestohet nëna, dyshohet se dhunoi fizikisht fëmijët e saj

Një grua është arrestuar të dielën rreth orës 23:10 në Viti, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të saj.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.