Visar Ymeri, nënkryetar i PSD-së. Foto: Kallxo.com

Visar Ymeri: Ka momente kur mendoj se Albin Kurti është më i përshtatshmi për Kryeministër

Visar Ymeri, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), në një intervistë për KALLXO.com ka folur për  kohën e tij si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), largimin nga kjo parti si dhe raportin e tij me kryetarin e tanishëm të kësaj partie, Albin Kurtin.

Intervista e plotë me Visar Ymerin do të publikohet nesër.

Gazetarja e KALLXO.com, gjatë intervistës, e ka pyetur Ymerin nëse ende i qëndron asaj që e kishte thënë në vitin 2016, para zgjedhjeve parlamentare, në favor të kandidaturës së Albin Kurtit për kryeministër.

“Në Kosovë ka njerëz të ndryshëm të cilët kanë një lloj përshtatshmërie për situata të caktuara dhe momente të caktuara siç ka pasur edhe në Lëvizjen Vetëvendosje. Në këtë drejtim konsideroj që po, ka momente kur mendoj që Albin Kurti do të kishte me qenë  më i përshtatshmi, por ka edhe momente kur unë mendoj që profili i tij publik edhe mënyra se si ai e sheh politikën do të kishin me qenë jo të përshtatshme për Republikën e Kosovës”, tha ai.