VIDEO: Vozitje skandaloze e autobusit në Prishtinë

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com një video-incizim, në të cilin shihet një vozitje skandaloze e një shoferi të autobusit.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur në qendër të Prishtinës.

Në video-incizim shihet se si shoferi i autobusit për arsye që nuk dihen nuk ka shkuar në udhëkryqin te katedralja për t’u kthyer më pas në rrugën që do të ndiqte, por ka kaluar me autobus ishullin e gjelbër për të dalë afër stacionit që gjendet aty përballë.

Siç shihet nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në rrugën nën udhëkryqin te Mensa e Studentëve.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.