VIDEO: Vetura Gati të Bjerë në Lumë

Një veturë ka rrëshqitur dhe ishte gati të binte në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, në afërsi të fshatit Carralevë.

Sipas pamjeve të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, vetura shihet duke qëndruar pezull mes rrugës dhe lumit.

Po ashtu, në të njëjtat pamje shihen qytetarët duke u përpjekur ta shpëtojnë atë që të mos binte poshtë në ujin e lumit afër.

Për shkak të këtij aksidenti, rruga magjistrale është bllokuar për pak kohë.