VIDEO: Si e komenton Pal Lekaj betonimin e autostradës nga familja e zëvendësministrit të tij

Hulumtimi i emisionit “Drejtësia në Kosovë” këtë javë ka zbardhur mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturës, Rexhep Kadriu furnizon me beton autostradën në ndërtim Prishtinë- Gjilan.

Për të marrë një koment nga ana e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj në lidhje me këtë keqpërdorim të parasë publike, ekipi i emisionit ka kërkuar për disa javë rresht një intervistë nga ai, por i njëjti nuk ka pranuar.

Por ekipi e ka përcjellë Lekajn një dëgjim publik që e ka mbajtur në komunën e Junikut.

Në përgjigjen e tij, ministri vetvetiu përmend nën kontraktorët, përmes të cilëve kompania e zëvendësministrit Rexhep Kadriu furnizon autostradën me beton.

“Për çfarëdo, unë i di kontraktorët, unë nuk njoh nënkontraktorë dhe asnjë kompani tjetër që janë përfshirë”, thotë Lekaj.

Ndërsa kur është pyetur nëse është njoftuar nga zëvendësministrit për këtë gjë, ai është shprehur duke thënë se nuk ka nevojë ta njoftojë.

Kur ekipi i “Drejtësi në Kosovë” ka pyetur ministrin nëse kjo është konflikt interesi, ai nuk është përgjigjur.

Emisionin e plotë të “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.