VIDEO – Sa Protestues Ishin në Shesh?

Organizatorët e protestës dhe policia përsëri kanë dalë me numra të ndryshëm dhe të papajtueshëm për protestuesit e pranishëm në sheshet kryesore të Prishtinës.

Përderisa organizatorët thanë se në protestën e sotme morën pjesë rreth 100 mijë persona, numri i paraqitur nga policia ishte më shumë se gjashtëfish më i vogël: 15 mijë.

KALLXO.com sjell një pamje të protestës të xhiruar nga lart ku mund të të vlerësohet në mënyrë më të pavarur prania e protestuesve në shesh.