VIDEO Policia e Pejës në Gjah për Kanabis

Më 20 qershor të këtij viti, pas disa infomacioneve të policisë se në një fshat në Pejë po kultivohen bimë narkotike, policia arriti që ta zbulojë lokacionin dhe t’i arrestojë tre persona.

Në pamjet e aksionit policor shihen edhe bastisjet në shtëpitë e të dyshuarve për të cilat u dha urdhër nga gjykata kompetente e këtij rasti.

Gjatë bastisjes shihet se si policia arrin që t’i prangosë të dyshuarit të cilët dyshohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në vendin ku kultivohej kanabisi, në pamje shihet se bimët janë gati për t’u korrur ndërsa gjatësia e tyre arrinte deri në tri metra.

Njëri nga të arrestuarit kur u pyet nga policia në lidhje me këto bimë ai u përgjigj që nuk dinte asgjë lidhur me këto.

Disa nga këto bimë u morën për ekzaminim.

Ndërsa më pas 16 bimë kanabisi u asgjësuan nga zyrtarët policorë.

KALLXO.com shkroi në vazhdimësi për konfiskimet dhe asgjësimet e narkotikëve nga ana e policisë