VIDEO - Në çfarë parregullsish hasi ATK në punishtet e ndërtimit?

Për dy ditë radhazi ATK kishte dalë në terren për të vëzhguar dhe shikuar se a i përmbushin obligimet kompanitë ndërtuese ndaj punëtorëve të tyre dhe se të njëjtit a janë tatimpagues të rregullt.

“Jemi në ditën e dytë, edhe sot do të jetë object i vizitës një tatim pagues i cili merret me ndërtimtari, do të zbatohet edhe plani i cili është përgaditur nga kolegët tanë”, tregon për Drejtësia në Kosovë, Jeton Mushkolaj drejtor i ATK-së në Prishtinë.

Inspektorët, para kamerës së “Drejtësia në Kosovë”, tregonin për të gjitha veprimet të cilat po i ndërmerrnin në lidhje me aksionin e tyre në luftën me kompanitë ndërtimore.

Inspektorja Vlora Rrustaj tregon në lidhje me parregullësitë të cilat janë hasur nga ana e saj në terren.

“Në rastin e parë tatimpagusi, në bazë të vizitës që kemi bërë, dhe dokumentacionit të cilin ka paraqitur janë konstatuar disa parregullësi, ku rasti do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Rrustaj.

Shkelje të tjera ishin konstatuar edhe në isnpektimin e dytë.

Inspektori Arsim Spahija tregon në lidhje me parregullësitë e tjera të cilat janë hasur nga ai gjatë vizitave në kompanitë ndërtimore.

“Tek tatimpaguesi numër 2, në vendpunishte dhe në dokumentacionin e paraqitur kemi hasur në këto parregullësi, tatim paguesi nuk ka bërë raportimin nga arka fiskale, si dhe tatimpaguesi nuk ka dekluar kompenizmet te pronarët e tokave”, tregon tutje inspektori Spahija.

Të gjitha parregullësitë janë paraqitur tek përgjegjësi i ATK-së për atë zonë, ndërsa i njëjti kërkon që të ketë hetime të vazhdueshme për kontrolle të detajuara në të cilat është gjetur parregullësi.