Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Agim Ademi zgjedhet në krye të FFK-së

Nënkryetari i derisotëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë drejtimin e kësaj federate, pas votimit në kuvendin e jashtëzakonshëm që u mbajt sot.

Ademi fitoi në një votim në të cilin ishte kandidati i vetëm.

Kuvendi zgjedhor i FFK-së u mbajt pak javë pas vdekjes së papritur të ish- kryetarit Fadil Vokrri.