Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Vetura godet këmbësorin në Suharekë, e bën për spital

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në fshatin Reshtan të Suharekës.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

Një qytetar përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, ka goditur këmbësorin e gjinisë mashkullore.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Përndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, sipas Policisë në territorin e Kosovës kanë ndodhur 18 aksidente trafiku me të lënduar, 23 aksidente pa të lënduar dhe asnjë me fatalitet.