Vetura godet këmbësorin në Malishevë

Një këmbësor është goditur nga një veturë dje rreth orës 14 në fshatin Mleqan të Malishevës.

Policia në raportin zyrtarë ka njoftuar se i dyshuari gjatë drejtimit të automjetit aksidentalisht ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.