Veseli për taksën: Njëri e foli një fjalë, pastaj nuk e njohu fjalën e vet

Në konferencën pas takimit të ekipit negociator, kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe për taksën të cilën e ka konsideruar punë minore në krahasim më ulësen në OKB.

Duke ju referuar stabilitetit të koalicionit qeverisës Veseli ka thënë që pezullimi ose jo i taksës do të jetë një vendim i përbashkët, duke shtuar se Kosova asnjëherë nuk do t`i nënshtrohet Serbisë.

“Objektivi ynë parësorë është Kosova në OKB, Kosova i merr obligimet e veta ndaj qytetarëve, ndaj fqinjëve, e ka qëndrim shumë të qartë euroatlantik, këto janë minore. Edhe diçka për taksë, se për besë u bo bajat, nuk e kemi ndërmend me e marrë asnjë vendim e cila e vë në qoshe ndonjë udhëheqës të shtetit të Kosovës. Kurr nuk kemi me u nënshtru ndaj Serbisë dhe ndajë Vuqiqit. E marrim vendim që interesi ynë i përbashkët si shtet i pavarur dhe sovran me maturi dhe mençuri në atë çka thonë SHBA-të dhe partnerët tanë, kështu që këtë punën e taksës largone se e keni bo t`madhe pa nevojë”, tha Veseli.

Tutje ai tha që në vendimin për taksën është bërë një gabim duke mos treguar se kush e ka bërë këtë gabim.

“Taksa ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë, pse po e bëni të madhe, ma racional, ma pragmatik, taksa është konsumu vetëm në raport me Serbinë. Ky ndoshta gabimi me taksën është që njoni e foli një fjalë pastaj nuk e njofti  fjalën e vet, kur e kam propozuar taksën ka qenë përgjigje ndaj Serbisë, jo SHBA-ve dhe Gjermanisë e Francës po e ripërsëris, do të shkojmë gradualisht por kurrë”, tha Veseli.

Po ashtu në këtë takim ai theksoi se shtetësia e Kosovës është një fakt që nuk do të vihet asnjëherë në diskutim.