Veseli: Kosova i ka përmbush kriteret për liberalizim, BE po tregohet e padrejtë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Veseli përmes një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur se nga takimi me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, tha se BE është treguar e padrejtë me Kosovën në këtë proces.

“Me përfaqësuesit e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian, me të cilët diskutuam agjendën europiane të Kosovës. Bashkimi Europian mbetet prioriteti ynë nacional. Por, BE është treguar e padrejtë me Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. I kemi plotësuar të gjitha kriteret, prandaj qytetarëve tanë duhet t’u mundësohet sa më parë lëvizja e lirë në Zonën Schengen. Sa i përket Dialogut, kemi përkushtimin për një marrëveshje finale me Serbinë, që rezulton me njohje reciproke dhe hapje të perspektives së integrimeve euro-atlantike”, ka shkruar kryeparlamentari.

 

.