Foto: Ilustrim

Vdes një Person në një Aksident në Pejë

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar tri vdekje në qytetin e Pejës.

Një person me inicialet R. R ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që ka marrë në një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite dhe në të janë përfshirë tre persona dhe dy vetura.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, fillimisht aksidenti ishte me lëndime të rënda trupore, menjëherë të lënduarit shtetasit shqiptar Kosovar, B. E   drejtues i veturës, R. R pasagjer në veturën ‘si dhe H. R janë dërguar me urgjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në komunikatën e policisë së Pejës.

Rreth mbrëmjes pasagjeri me inicialet R. R si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij i dyshuari  me inicialet S. P drejtuesi i automjetit  tjetër është ndaluar, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës iu është liruar familjarëve me kërkesë të tyre pa u dërguar në autopsi sipas vendimit  të prokurorit shtetit.