Vendi ku sot ndodhi incidenti i armatosur në qendër të Gjilanit - Foto: KALLXO.com

Vdes edhe Personi i Dytë pas Plagosjes në Gjilan

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

“I plagosuri me inicialet Nj.B. ka ardhur në QKUK pa shenja jete”, tha Qyqalla për KALLXO.com.

KALLXO.com informoi më herët se nga plagët e marra në incidentin e sotëm në qendër të Gjilanit ka vdekur njëri prej të dy të plagosurve.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Rajonit të Gjilanit, dy personat e implikuar në incidentin e sotëm kanë lidhje familjare.

KALLXO.com merr vesh se 53-vjeçari me inicialet Nj.B. është xhaxhai i të vrarit të parë me inicialet N.B.

http://kallxo.com/nje-i-vrare-e-nje-i-plagosur-ne-gjilan/