Vdekja e 22 vjeçarit në vendin e punës, Prokuroria e Prishtinës do ta hetojë rastin

Prokuroria e Prishtinës do të filloj hetimet për të zbuluar në tërësi vdekjen e punëtorit i cili vdiq mbrëmë në vendin e punës.

Zëvëndëskryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës Ibrahim Berisha, ka konfirmuar për KALLXO.com se së shpejti do të fillojnë hetimet për vdekjen e në vendin e punës të riut nga Mushtishti i Suharekës.

“Ajo po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe prokuroria do të filloj hetimet”, ka konfirmuar Berisha për KALLLXO.com.

Rasti tragjik ka ndodhur mbrëmë në një pompë benzine në aksin rrugor, Prishtinë- Lipjan, ku për pasojë ka humbur jetën K. J. nga Mushtishti i Suharekës.

 

https://kallxo.com/22-vjecari-nga-mushtishti-humb-jeten-ne-vendin-e-punes/