Vasfije Krasniqi për foton e publikuar: Mos luani me ndjenjat tona

Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka reaguar pas publikimit të fotos së një gruaje duke u dhunuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina e që po pretendohet së është bërë nga forcat serbe.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka kërkuar që të kenë kujdes me foto të tilla sepse sipas saj po provokohen ndjenjat.

“Pas krejt kësaj katrahure në lidhje me foton e publikuar sot, pavarësisht se ku ndodhë apo prej kujt ka ndodhur dhuna seksuale është e dënueshme, por si nja e mbijetuar unë në emër ” të gjithave” ju lutem që të kini kujdes dhe mos të provokohen ndjenjat tona. Sepse më së paku ne na duhet të shohim gjëra të tilla, sepse kjo është njëra nga padrejtësitë që na bëhet neve”, tha Krasniqi Goodman duke shtuar se duan drejtësi.

“Ne duam drejtësi, dhe jo të na përsëritet krimi në çfarëdo forme”, tha ajo.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka publikuar sot një foto të cilën shihet një grua teksa dhunohet nga disa ushtarë.

Deputetja Flora Brovina këtë fotografi e ka prezantuar si dëshmi të dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, në një kërkim në Google, e njëjta fotografi paraqitet online, madje me një faqe me përmbajtje pornografike.

Megjithatë ajo tha se fotografinë e ka qe shumë herët dhe e ka marrë drejtpërdrejt nga familjarët.

“Fotografia është e vërtetë, e kam marr nga familja. Nuk kam imazhe të tjera nga skena e njëjtë. Foton e kam pranu me kontakt. Sot nuk kam fol me familjen por herave të tjera. Nuk është hera e parë që e tregoj fotografinë. Krimet e luftës i dëshmoj në çdo moment jam në dispoziocion”, tha ajo në një lidhje të drejtpërdrejt në RTV Dukagjini.

Publikimi i fotografisë sot nga kjo deputete u kritikua ashpër nga deputete. aktiviste, e shoqata të ndryshme.

Ndërkaq, Prokuroria Speciale tha se do të nis hetime në bazë të kësaj fotografie dhe do të marrë në pyetje deputeten për këto dëshmi.

Fotografia që e publikoi Flora Brovina gjendet e publikuar në faqe të huaja online