Varroset në Pejë Talenti i Futbollit Idriz Berisha (VIDEO)

Mijëra qytetarë të Pejës i kanë dhënë sot pasdite lamtumirën futbollistit Idriz berisha i cili vdiq dje në Pejë pasi u ther me thikë.

Në ditën kur të gjithë futbolldashësit po presin ta shijojnë historinë me fillimin e kampionatit evropian të futbollit, ku pjesëmarrës është edhe kombëtarja e Shqipërisë, familjarët dhe bashkëlojtarët u ndanë përgjithmonë nga talenti 16 vjeçar i futbollit pejan.

Idriz Berisha u ther me thikë mbrëmë gjatë një loje futbolli në Pejë nga bashkëmoshatari i tij, i mituri K.N.

http://kallxo.com/vritet-thike-nje-ri-ne-peje/

Për Idrizin u tha së ishte talenti i futbollit, madje familjarët thanë për KALLXO.com se ai pas 10 ditësh kishte për ta sprovuar veten në ndonjë klub të futbollit italian.

http://kallxo.com/ne-familjen-e-futbollistit-te-vrare-ne-peje/

Gjatë ceremonisë së varrimit në varrezat e qytetit të Pejës një bashkëlojtar i Idrizit emocionoi të pranishmit kur mori fjalën dhe çmoi lartë dashurinë e Idrizit për jetën dhe futbollin.