Ceremonia e varrimit të Oliver Ivanoviqit - Foto: KALLXO.com

Varroset në Beograd Oliver Ivanoviq

Në varrezat e kryeqytetit serb sot është varrosur Oliver Ivanoviq.

Politikani serb nga Kosova u vra të martën në mëngjes në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ivanoviq u qëllua me 6 plumba nga persona të panjohur.

Vrasjen e tij e kanë dënuar të gjitha institucionet e Kosovës.

Ndërkohë që ende nuk dihen autorët e kësaj vrasjeje, Policia e Kosovës është duke e ekzaminuar veturën nga e cila u qëllua lideri i Iniciativës qytetare SDP. Vetura ishte djegur tërësisht pak pas atentatit.

Oliver Ivanoviq ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe sekretar shteti në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në varrimin e tij, i cili me kërkesën e bashkëshortes së tij u bë në Beograd, kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve.

Nga Qeveria serbe në ceremoninë e varrimit ishte kryeministrja Ana Bërnabiq e vartës të saj. Po ashtu, janë parë edhe ish-presidentët serbë, Boris Tadiq e Tomisllav Nikoliq.

KALLXO.com sjell foto nga ceremonia e varrimit të Oliver Ivanoviqit.