Urimi i Mbretëreshës Elizabeth II për 11 Vjetorin e Pavarësisë

Madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth II, e ka uruar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe popullin e Kosovës për 11 Vjetorin e Pavarësisë.

Sipas një komunikate nga presidenca, në urimin e Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet “Kam kënaqësinë e madhe të Ju përcjell, Shkëlqesisë Suaj, urimet e mia për festimin e Ditës suaj Kombëtare, së bashku me dëshirat e mia më të mira për lumturinë dhe prosperitetin e popullit të Kosovës në vitin e ardhshëm.

Elizabeth R” dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një urim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit një ditë para ditës së pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse komunat e Kosovës kanë nisur dje ditët festive të pavarësisë, niveli qendror sot zyrtarisht nis festën e 11 vjetorit të pavarësisë.

Sipas agjendës zyrtare, aktivitetet do të fillojnë me datën 16 shkurt për të vazhduar deri me datën 18 shkurt.