Kuvendi i Kosovës, 15 shtator 2022, Foto: KALLXO.com

Kuvendi i Kosovës nderon me një minutë heshtje mbretëreshën Elizabeth II

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për nder të mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator në moshën 96-veçare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se mbretëresha Elizabeth II, ishte mike e madhe e Kosovës dhe kombit shqiptar.

Të gjithë u pikëlluam nga ndërrimi jetë i mbretërëshës Elizabeth II. Po konsideroj që është e nevojshme që ta nderojmë këtë mike të madhe, të fuqishme të Republikës së Kosovës dhe kombit shqiptar me një minutë heshtje. U prehtë në paqe”, tha Konjufca.

Mbretëresha Elizabeth II, ishte monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952.