Foto Arkiv

Tre të Lënduar në Aksidentin në Hyrje të Autostradës

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, mes fshatrave Arllat dhe Gjurgjicë.

Një qytetar ka dërguar fotot e këtij aksidenti në KALLXO.com. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident janë të përfshira automjete.

“Janë tre të lënduar, njëri prej tyre më rëndë se të tjerët. Ekipet në terren janë duke pritur largimin e veturave të aksidentuara nga Autostrada dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK”, tha për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Aksident Trafiku 0011

Ditëve të fundit janë shpeshtuar aksidentet dhe për këtë arsye Policia në vazhdimësi po kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave të komunikacionit.

KALLXO.com raportoi ditë më parë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij të viti kanë ndodhur mbi 900 aksidente më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/rritje-e-frikshme-e-numrit-te-aksidenteve/