Ilustrim

Tre të lënduar në aksident trafiku në Dollc, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc.

Driton Rugova, zëdhënës i policisë në rajonin e Pejës, ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët fillimisht janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, pastaj në spitalin Rajonal”, ka thënë Rugova.

Rugova ka shtuar se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore që ka pësuar si pasojë e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme relevante dhe prokurori kujdestar.