Autobus në Prishtinë | Foto nga Rron Gjinovci

‘Trafiku Urban’: Nuk Dërguam Pasagjerë në Gazimestan

Demantimin kjo ndërmarrje e bëri me anë të një komunikate.

“Të gjithë autobusët në pronësi të NPK ”Trafiku Urban” kanë punuar sipas orarit të rregullt në linjën numër 4 pa asnjë shkëputje në relacionet tjera,” thuhet në komunikatën e dërguar nga Ndërmarrja Publike Komunale “Trafiku Urban”.

Sipas tyre, logoja e kësaj kompanie është keqpërdorur nga disa persona.

“Ne ju informojmë se disa persona fizikë kanë përdorur në autobusët e tyre logon e Trafikut Urban pa pëlqimin dhe dijeninë e menaxhmentit të TU-së, duke lidhur marrëveshje me një kompani tjetër për bartjen e pasagjerëve në relacionin e lartcekur,” thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, menaxhmenti i Trafikut Urban pas marrjes së kësaj informate do te marrë masa ndëshkuese ndaj këtyre personave me shkëputje të kontratës për përdorim të jashtëligjshëm të logos së Trafikut Urban në mënyrë të paautorizuar.

KALLXO.com ndoqi dje zhvillimet në Gazimestan ku u shënua 627 vjetori i betejës së Kosovës.

http://kallxo.com/thirrje-nacionaliste-ne-manifestimin-e-gazimestanit/

http://kallxo.com/gur-e-koktej-molotovi-ndaj-pelegrineve-te-vidovdanit/

http://kallxo.com/beteja-e-kosove-humbja-qe-po-festohet-si-fitore/