Thirrje për Propozime për Projekt të Financuar nga BE

“Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”

BIRN dhe AGK kanë bashkuar forcat në zbatimin e projektit të financuar nga BE-ja “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. Kjo Thirrje për Propozime është një nga komponentët e projektit që ka për qëllim të ofrojnë mundësi për OJQ/OSHC-të lokale, përfshirë gazetarët që veprojnë dhe punojnë në Kosovë, për të trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes në komunitetet e tyre përkatëse. Konkretisht, skema e ofruar mëton të zhvillojë jo vetëm një gazetari të pavarur, hulumtuese, të paanshme, joparagjykuese dhe në të mirë të publikut, por gjithashtu t’i pajisë përfituesit e saj me shkathtësitë dhe resurset e nevojshme për të lëvizur përtej gazetarisë së protokollit dhe për të hyrë në gazetarinë krijuese, hulumtuese dhe në të mirë publike .

Kjo Thirrje për Propozime përmban dy llote:

LLOTI I: Mbështetja e raportimit të bazuar në dokumente mbi temat që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë dhe të drejtat e njeriut dhe inkurajimi i qasjes në dokumente publike.

LLOTI II: Përmirësimi i qeverisjes së brendshme të KMSHK dhe/ose organizatave anëtarëve të saj në respektimin e ligjit të punës, duke respektuar të drejtën e autorit dhe zbatuar standardet më të mira të legjislacionit të medias.

Aplikacionet DUHET të dërgohen me postë elektronike në adresën [email protected] deri më 08.06.2018, ora 16:00