Therje me thikë në Podujevë, arrestohet 18 vjeçari

18 vjeçari me inicialet J. B është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka therur me thikë viktimën A. B.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj tha se gjatë ditës së sotme kanë pranuar informatën për një therje me thikë në rrugën “19 Qershori në Podujevë”.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një rast therjeje me thikë që ka ndodhur në rrugën 19 qershori në Podujevë. Nga arma e ftohtë (thika) lëndime trupore ka pësuar viktima A. B i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar edhe personin e dyshuar J. B 18 vjeç”, tha Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje.