Takimi Erdogan-Thaçi | Foto: ZPRK
Thaçi: Turqia Mike në Kohë të Mira dhe të Vështira
I pritur nga Erdogan në pallatin presidencial, Presidenti Hashim Thaçi nukkurseu fjalët e mira për shtetin turk.
“Kosova i është mirënjohëse Turqisë që i është gjendur pranë në kohë të vështira, por edhe në kohë të mira,” tha Thaçi në takim me Erdoganin, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidentit.
Sipas komunikatës, Thaçi e Erdogan biseduan edhe në lidhje me tentim-grushteshtin në Turqi në korrik të këtij viti.
“Presidenti Erdoğan informoi delegacionin për tentim grusht-shtetin e 15 korrikut të këtij viti,” thuhet në komunikatë.
Komunikata tregon se në lidhje me këtë tentim-grushtshtet Thaçi tha se me dhunë nuk mund të shkelet vullneti i popullit.
“Tanket dhe dhuna nuk mund të shkelin vullnetin e popullit, verdiktin e popullit të shprehur në zgjedhje,” tha Thaçi sipas komunikatës.
Komunikata bën me dije se Thaçi e Erdogan biseduan edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe luftën kundër terrorizmit.
Pas takimit Thaçi e Erdogan dolën në një konferencë për shtyp.
“Terroristët janë të njëjtë, në Ankara, në Prishtinë, në Bruksel, në Berlin, në New York apo Washington,” tha Thaçi gjatë kësaj konference, duke u ndërlidhur,” sqaron komunikata e Presidencës.
Në konferencë, gjithnjë sipas komunikatës, kryetari i Turqisë konfirmoi vazhdimin e mbështetjes për Kosovën duke thënë se “me mikun Thaçi u trajtuan të gjitha çështjet”.