Valle para ardhjes së Nehat Thaçit në shtëpi - Foto: KALLXO.com

Thaçi Pritet me Valle në Shtëpi

Nën tingujt e tupanëve dhe surleve, anëtarët e ansamblit “Mitrovica” kanë nisur vallen afër shtëpisë së Nehat Thaçit, drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, i cili është liruar sot nga paraburgimi në Serbi.

Dhjetëra zyrtarë policorë të Mitrovicës, miq e të afërm të drejtorit Thaçi janë mbledhur te shtëpia e tij në Lipjan.

Ata janë duke e pritur ardhjen e tij pasi që sot autoritetet serbe e kanë liruar nga paraburgimi.

Nehat Thaçi pritet që brenda pak minutash të arrijë në shtëpinë e tij, ku po e presin shumë kolegë e miq.

http://kallxo.com/lirohet-nehat-thaci/