Ministria e Drejtësisë: Kemi pranuar vendimin e shkarkimit të Nehat Thaçit

Zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blerim Sallahu ka njoftuar se kanë pranuar vendimin nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e drejtorit të Shërbimit Korrketues, Nehat Thaçi.

“Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste. Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pa kompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve”, ka shkruar Sallahu.

Në muajin prill, zëvendësministri i MD-së kishte njoftuar për anulimin të njëanshëm të kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së ish-motel “Vicianium” në Vushtrri.

Sallahu kishte bërë të ditur se kishin dorëzuar kërkesë në Këshillin Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë kundër Nehat Thaçit si dhe kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtorit të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Pas inicim shkarkimit, reagon Nehat Thaçi: MD ka zgjedhur personin e gabuar për luftë politike