Foto: Facebook

Thaçi: Përcaktues roli i Merkel-it

Presidenti Hashim Thaçi vlerësoi lart kancelaren gjermane Merkel, një ditë para se të takohet me të.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka arritur sot në Berlin me ftesë të kancelares Angela Merkel.

Këtë e bëri të ditur vetë presidenti, përmes një postimi të tij në profilin e tij zyrtar të facebook-ut.

Thaçi tha se Gjermania ka qenë gjithmonë mbështetëse e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

“Me kancelaren Merkel nesër do të bisedojmë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, për perspektivën europiane dhe dialogun me Serbinë”, shkroi presidenti Thaçi.

Ai konstatoi se roli i Merkel-it në këto procese është përcaktues dhe  Kosova do të jetë e përgjegjshme në procesin e reformave dhe implementimin e obligimeve ndërkombëtare.