Foto.: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi për 'Reuters': Nevoja për rifillimin pa kushte të dialogut me Serbinë

Gjatë qëndrimit në Gjarmani, ku është duke marrë pjesë në Samitin e Berlinit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”.

Ai ka theksuar nevojën rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj kanë folur para gazetarëve në Ambasadën e Kosovës në Gjermani.

https://kallxo.com/thaci-e-haradinaj-flasin-per-samitin-e-berlinit-pyeten-a-jane-koordinuar/

Po ashtu dy liderët e vendit janë takuar edhe me bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Të dy kanë theksuar rëndësinë e diasporës kosovare në Gjermani dhe mbështetjen që e kanë dhënë ata për të gjitha proceset në Kosovë.