Ministrja e Jashtme belge: Tensionet janë të larta, duhet të vazhdoj dialogu Kosovë-Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib pas takimit më kryediplomaten Donika Gërvalla ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet vazhduar dialogun në mënyrë që të shtendoset situata.

“Është çështje që e kam ngrit edhe dje në Beograd. E dimë që është bërë përparim në normalizim të marrëdhënieve por tensionet janë ende të larta e dimë se vetëm me dialog mund të shkojmë tutje. Përgjigja që po e kërkojmë është deeskalimi. Është e vetmja mënyrë me gjet paqe afatgjate”- tha ajo në konferencë për media.

Tutje Lahbib ka thënë se e çmon relacionin që Kosova ka me Belgjikën, duke theksuar se është plotësisht e qartë se shtetet tona kanë kultivuar lidhje të fuqishme.

“Kjo është hera e parë që po shkel vendin e juaj të bukur. E çmoj relacionin mes vendeve tona. Qysh prej njohjes së pavarësisë kemi punu në çështje të ndryshme. Jemi të lidhur me një diasporë të madhe. Janë diku 40 mijë tani në Belgjikë që pasurojnë në kulturën tonë”- tha tutje ajo.

Ndërsa ministrja Gërvaalla ka thënë se homologen belge e ka informuar për situatën aktuale të sigurisë dhe reformat në sundimin e ligjit.

“E kam falënderuar ministren për përkushtimin e Mbretërisë së Belgjikës për t`i ndihmuar Kosovës dhe për partneritetin e sinqertë e të fortë. Jemi këtu sot për të bërë një hap më tej. E informova për sundimin e ligjit dhe reformat në përgjithësi, duke pasur parasysh se Belgjika do të merr rolin kryesues në BE. Pata kënaqësinë ta informoj për procesin e menaxhimit të kërcënimeve më të cilët përballet Kosova”- tha ajo.

Ministrja Lahbib sot është duke qëndruar në vizitë në Kosovë.

Pas takimit më Gërvallën pritet të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.