Miroslav Lajcak dhe Besnik Bislimi/ FOTO: Miroslav Lajcak- Twitter
Lajçak e Bislimi dakordohen për hapat e mëtejmë në dialogun Kosovë-Serbi
I deleguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka zhvilluar një video-konferencë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajçak ka thënë se me Bislimin janë dakorduar për hapat e mëtejshëm në çështjet e dialogut.
“Sot pata një video-konferencë të detajuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimin, në një listë të çështjeve të dialogut. U dakorduam për vazhdimin dhe hapat e mëtejshëm”- ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Had a detailed video conference with First DPM @BislimiBesnik today on a list of Dialogue issues. Agreed on follow-up and next steps. pic.twitter.com/ltpZteNpQd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 13, 2023
Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar sot se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur ngritje dhe rënie, shumë kriza por edhe zgjidhje.
Sipas tij, dialogu është duke vazhduar, ndërsa ka thënë se kur të jetë momenti i duhur do të zhvillohen takime të nivelit të lartë.
“Procesi i dialogut është duke vazhduar. Përfaqësuesi i dialogut (Mirosllav Lajçak), është duke udhëtuar te të dyja shtetet. Kur të vijë koha ne do të bëjmë takime aq sa është e nevojshme”- ka thënë ai.
Herën e fundit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq u takuan veçmas me Lajçakun më 16 nëntor 2023 në Bruksel.