Hashim Thaçi, President i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Thaçi: Fatkeqësi e madhe vdekja e tre personave në aksident

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar pas aksidentit me fatalitet në rrugën magjistrale Prishtinë- Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ku mbetën të vdekur tre persona.

Presidenti në një postim në facebook ka shkruar se humbja e tre personave është fatkeqësi e madhe.

“Fatkeqësi e madhe humbja e jetës së tre personave në aksidentin rrugor në magjistralen Prishtinë-Gjilan, si dhe lëndimi i disa të tjerëve, përfshirë këtu edhe Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic.  Bashkë ndjej me familjet që kanë humbur të afërmit e tyre në këtë aksident komunikacioni, kurse ambasadores Kilic dhe të lënduarve të tjerë u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi në postimin e tij në facebook.