Takimi Thaçi- Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi. Foto: BE

Thaçi e Vuçiq sot takohen në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen mëngjesin e së premtes në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.

Presidenti Thaçi në Bruksel pritet të diskutojë edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ndërkohë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të i jap mandat ekipit negociator të propozuar nga Qeveria.

Po ashtu as rezoluta e propozuar nga partitë opozitare,  përmes së cilës synohet që t`i ndalohet presidentit të vendit të bisedojë për shkëmbimin e territorit, korrigjimin e kufirit Kosovë Serbi nuk ka arritur të shqyrtohet para se të ndodhë takimi i sotëm në Bruksel.

Takimi ndodhë pak ditë pasi që të dy presidentët kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedime, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.