Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kurti komenton takimin e Vuçiqit me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë

Mbrëmë mediumi serb PINK TV ka raportuar për një takim në mes serbëve të Kosovës dhe Vuçiqit ndër ta pjesëmarrës edhe  gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës dhe të zinxhirit komandues operativ të Policisë së Kosovës në veri.

Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nuk është në dijeni dhe se nuk e ka njohur ndonjë nga fotografitë.

“Unë nuk jam në dijeni, ose nuk e kam njohur në fotografi ose në pamje , nuk e kam parë sesi duket gjykatësja, do ta verifikoj dhe institucionet e sigurisë do të merren me këtë çështje”, ka thënë ai.

Ndërsa tha se mendon që kryetari i Komunës së Shtërpcës nuk duhet të marrë pjesë në mbledhje të këshillit të sigurisë.

Kurti theksoi se organet e drejtësisë duhet të marrin masa.

“Për të gjitha këtu janë organet që do të vendosin, unë nuk mendoj që kryetari i komunës së Shtërpcës duhet të shkojë në mbledhje të këshillit të sigurisë, është gabim. Organet e drejtësisë duhet ta vlerësojnë dhe të marrim masat”, tha Kurti.

Kurti komenton foton e Vuçiqit me përfaqësues të institucioneve në Kosovë