Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi e Çitaku bëhen bashkë pas skandalit me (mos)njohjen nga Xhamajka

Pak ditë pas shpërndarjes së informacionit  të rremë se shteti i Xhamajkas ka njohur pavarësinë e Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi është bërë bashkë në Uashington me informatoren e këtij lajmi, ambasadoren Vlora Çitaku.

Thaçi e Çitaku së bashku takuan të dërguarin e Presidentit Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer dhe zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlanti Council, Damon Wilson.

Thaçi që po qëndron për vizitë në ShBA thotë se me zyrtarët amerikanë kanë biseduar për mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me zëvendëspresidentin ekzekutiv të Atlantic Council, Damon ilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Javën e kaluar, presidenti Thaçi përmes një postimi në Twitter njoftoi se ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku e ka njoftuar se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës. Disa orë më vonë kishin reaguar zyrtarë të shtetit Xhamajkan duke thënë se nuk ka njohje për Kosovën.

Tollovia me njohjen nga Xhamajka