array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Tollovia me njohjen nga Xhamajka

Deklarata

Presidenca dhe Qeveria: “Xhamajka e ka njohur Kosovën”

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës ka mohuar se e kanë njohur Kosovën si shtet. Deri më tani me sqarim nuk ka dalur Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku që njoftoi zyrtarisht institucionet kosovare për këtë njohje.

Artikulli

Të enjten, Presidenti i vendit, Hashim Thaci doli me një lajm se shteti i Xhamajkës e ka njohur shtetin e Kosovës.

Thaçi për këtë tha se ka marrë njoftim nga ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku dhe ia dha meritat asaj dhe dhe senatorit amerikan Eliot Engel.

Nuk kaluan edhe shumë minuta kur ai e dha njoftimin,  filluan urimet dhe falënderimet edhe nga kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti e nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca si dhe nga Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti e cilësoi si fillim të mbarë njohjen. Kurse ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca e ka falënderuar shtetin e Xhamajkës për njohje.

Ndërsa, kryeparlamentarja ka thënë se Xhamajka ka marrë një vendim të drejtë.

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe Kamina Smith, ministrja e Jashtme e Xhamajkës, reagoi në Twitter duke thënë se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

“Deri më sot, Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, shkroi ajo duke iu përgjigjur presidentit Hashim Thaçi.

Pas kësaj, ka reaguar ministri i Jashtëm dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili tha se se janë duke biseduar me Ambasadën e Kosovës, në Amerikë për të sqaruar situatën e krijuar.

Ai ka thënë se kanë pranuar një informatë zyrtare nga ambasadorja Citaku mbrëmë.

“Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Në rrafshin profesional, informata zyrtare e një Ambasadori/eje, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, konsiderohet si akt i mirëqenë dhe merret në konsideratë si e tillë”, ka thënë Konjufca.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në SHBA, për të sqaruar situatë e krijuar”, ka shtuar ai,.

Kurse, zyra e presidentit e ka hedhur fajin në drejtim të MPJ-së, pavarësisht se ishin të parët që e dhanë lajmin për njohje.

”Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të ambasadores Çitaku dhe është duke pritur përgjigje.

Ky artikull është punuar nga Internews Kosova nga Prishtina dhe është botuar në bashkëpunim me Fondacionin Metamorphosis në Shkup, Maqedoni e Veriut, në kuadër të projektit të tyre Fuqizimi i Standardeve të Përmirësuara të Mediave, implementuar nga Fondacioni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (National Endowment for Democracy – NED).